
Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollës,
Me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut mbrëmë, një pjesë e shkollës është përmbytur. Që nga orët e hershme të mëngjesit kemi ndjekur nga afër situatën, por duke qenë se i gjithë qyteti ndodhet në gjendje alarmante, kemi pasur mundësi të kufizuara për ndërhyrje të menjëhershme.
Të gjitha shërbimet përkatëse janë njoftuar dhe do të përfshihen në ndihmën për sanimin e dëmit.
Nesër nuk do të mbahet mësim në shkollë. Shpresojmë që gjatë ditës së nesërme të arrijmë të kryejmë pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve, në mënyrë që mësimi të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Urojmë që, sikurse shkolla jonë, edhe i gjithë qyteti të rimëkëmbet sa më parë nga dëmet, duke u solidarizuar me njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar ata që kanë nevojë.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e Shkollës
