Tekst : Suela Dibra Kaca, Aldijana Adrović
Muzika : Blendi Maxharri
Orkestrimi : Ardian Hasanaga
Video spoti : Allmi Suka
E interpretojne: Vanesa Smajlaj, Mirjana Marniković , Aksa Resulbegu, Danilo Kuzman dhe kori i shkollës
Kjo këngë është një himn i dashurisë për shkollën, një përmbledhje e emocioneve që përjeton çdo nxënës – nga dita e parë e deri te momentet e fundit në bankat shkollore. Ajo flet për miqësinë, dijen, ëndrrat dhe përkushtimin. Me vargjet e saj të ndjera dhe melodinë që prek zemrën, kënga simbolizon unitetin, respektin për shumëllojshmërinë dhe bashkëjetesën që e karakterizon shkollën tonë.
