Për një shkollë të sigurt! Për një shkollë pa dhunë!

Orë pasqyrë nga aktivi i psikologjisë - sociologjisë.

Më datë 08. 04 . 2024, u zhvillua aktiviteti i rradhës në kuadër të PRNSH dhe projekteve shkollore që synojnë rritjen e vetëdijësimit të nxënësve tanë rreth fenomeneve negative shoqërore në përgjithësi dhe njëherit synojnë parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Këtë rradhë kryefjala e këtij workshopi ishte dhuna në mes të moshatarëve si një sfidë aktuale e kohës. Përmes diskutimeve interaktive dhe aktiviteteve të ndyshme, profesoresha e psikologjisë Suela Kaca solli në vëmendjen e nxënësve fenomenin e dhunës në mes të moshatarëve nga këndvështrimi psikologjik,efektet negative të këtij fenomeni tek të rinjtë si dhe u diskutua konkretisht për praninë dhe përhapjen e

këtij fenomeni në shkollën tonë.

Nxënëset Sara Iljazi dhe Blerona Xhurreta nën mentorimin e profesoreshës së sociologjisë Jetmira Nikeziq folën për fenomenin e dhunës në mes të moshatarëve nga këndvështrimi sociologjik.

Qëllimi i kësaj ore pasqyrë ishin novitetet në qasjen ndaj kësaj teme dhe forcimi i aftësive socio-emocionale të nxënësve për zgjidhjen e konflikteve pa dhunë, si dhe ngritja e vetëdijësimit për raportimin sa më hershëm të rasteve të dhunës në mbështetje të një shëndeti dhe mirëqënieje psikologjike si dhe ofrimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për çdo nxënës.