Promovimi i Fakultetit Filologjik nga Nikshiqi në IPSHMK “Vëllazërim-Bashkim”, Ulqin

Të mërkurën, më 14 shkurt 2024, gjatë promovimit të Fakultetit Filologjik në shkollën tonë, doc. dr. Sabina Osmanoviq dhe lektorja e DAAD-it Franziska Gradkowska i njoftuan maturantët dhe maturantet për programet e studimit të Fakultetit Filologjik në Nikshiq. Ata folën edhe për mundësitë e ndryshme të bursave që ofron DAAD. Duke qenë se shumica e nxënësve në shkollën tonë kanë një prapavi shumëgjuhëshe dhe flasin disa gjuhë të huaja, shpresojmë që pasioni i tyre për gjuhët do të vazhdojë të rritet dhe se Fakulteti Filologjik i Nikshiqit së shpejti do të ketë mundësinë të mirëpresë nxënësit tanë , por tashmë si studentë, të cilët me lehtësi do të mësojnë në një nga programet studimore të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *