Dita e shkollës sonë filloi mëngjesin e dates 21 mars me finalizimin e projektit “Këndi i gjelbër”, projekt ky i mbështetur nga Komuna e Ulqinit .
Me këtë rast kryetari i Komunës Omer Bajraktari dhe bashkëpuntorët vizituan shkollën dhe hapen këtë ambient të ri të shkollës sonë.
Ulësja si dhe tavolinat në këtë kënd janë të ndërtuara nga plastikat e ricikluara dhe ndërgjegjëson nxënësat për rëndësinë e madhe të mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të alternativave ekologjike si dhe të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë të “gjelbërt”.
![](https://highschool-ul.me/alb/wp-content/uploads/2024/03/te-realizohet-projekti-kendi-i-gjelber-1.jpg)