Nxënësja e shkollës sonë mori pjesë në punëtorinë katërditore “Vajzat vajzave”

Nxënësja e shkollës sonë, Sara Iljazi, mori pjesë në punëtorinë katërditore "Vajzat vajzave" që u mbajt në Tivar, nga data 15 deri më 18 shkurt. Ky projekt bashkon vajza të reja nga 15 shkolla të mesme malazeze për të thyer stereotipet dhe për të ndërtuar ura drejt një shoqërie më të barabartë.
Me mbështetjen e mentorëve Gjurgje Raduloviç, Aida Peroviq dhe Sandra Vujovic, vajzat do të zgjerojnë njohuritë e tyre për shkaqet dhe pasojat e pjesëmarrjes së pamjaftueshme të femrave në vendimmarrje të rëndësisë publike dhe do të fitojnë aftësitë e organizimit të punëtorive të bashkëmoshatarëve dhe përdorimit të rrjeteve sociale me qëllim të promovimit të aktivizmit shoqëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *