Nje delegacion i Drejtorise se popujve pakice viziton shkollen tone

Me 15 janar te ketij viti drejtoresha gjenerale e Drejtorisë për arsimim të popujve pakicë dhe bashkësive nacionale Albana Dedvukaj dhe bashkëpuntorët Rrok Gjolaj dhe Martin Prenkoçaj vizituan shkollën tonë. Ata u pritën nga drejtoresha Ardita Kovaçeviq dhe bashkëpuntorët Muzafer Gjoni, Kujtim Sukaliq, Ahmet Markashi dhe kryetarja e Keshillit të prindërve Ardita Rama.
Në takim u fol për aktivitetet e shumta të shkollës në periudhën e fundit dhe nevojat aktuale që shkolla ka e që kryesisht është ajo e zgjerimit të saj sipërfaqësor.
Drejtoresha Dedvukaj foli për disa iniciativa që ka ndërmarrë kjo drejtori, e që hap i parë është dhurimi i 1000 librave për nxënësit e shkollës sonë, si rezultat i bashkëpunimit me Rotary Clubin e Durrësit.
Drejtoreshën Dedvukaj dhe bashkëpuntoret i falenderojmë përzemërsisht, duke uruar bashkëpunim dhe projekte të sukseshme me shkollën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *