Nga 1 nëntori ekipi i shkollës sonë ,ku marrin pjesë nxënësit Diandra Koçan,Sanja Çausheviq,Edita Kovaçeviq,Kristina Nrekiq dhe Haris Koçan zyrtarisht është bërë një nga 5 ekipet e shpërblyer me grant prej 2000 eu për realizimin e klubit Rinor të parë në Ulqin - Klubi rinor "Juvenis". Si pjesë e këtij projekti,nxënësit kanë blerë një tabelë interaktive me vlerë 600 eu ,që do t'i shërbej të gjithë nxënesve te kësaj shkolle,gjegjësisht shumicës së rinisë së Ulqinit, dhe ia dhuruan shkollës.