VENDI I DYTË NE HAKATONIN DYDITOR TE ORGANIZUAR NGA INSTITUTI PER MEDIUME NE MALIN E ZI

VENDI I DYTË NE HAKATONIN DYDITOR TE ORGANIZUAR NGA INSTITUTI PER MEDIUME NE MALIN E ZI

Ekpi pesantarësh i shkollës sonë,të cilin e përbëjnë nxënësit Sanja Causheviq, Iva Miniq, Diandra Koçan dhe Haris Koçan zuri vendin e dytë ne hakatonin dyditor #YouthForMILSolutions,të cilin e ka organizuar Instituti për mediume i Malit te Zi IMMZ. Ata kanë krijuar emisionin nën mentorimin e profesoreshës Snezhana Zhivanoviq “ Si e formësojnë mediat botëkuptimin e te rinjëve dhe si ndikojnë ne sjelljen e tyre“. Janë shpërblyer me orë dore të mençur dhe me bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Shumë janë të kënaqur me rezultatet e garimit dhe theksojnë që planifikojnë te realizojnë iden e tyre:
„Ne si ekip kemi formuar klubin e parë Rinor në Ulqin. Ai tashmë është një platformë nëpër të cilën do të plasojmë zgjidhjen tonë,gjegjësisht emisionin edukativ mbi shkrim-leximin mediatik, të cilin poashtu do t'a plasojmë edhe në kanalin e Youtube-së dhe në shkollë. Menzi po presim të fillojmë me punë“ – thotë Diandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *