Programimi – lënda që ka zgjuar interesim të madh viteve të fundit në shkollën tonë


Është viti i tretë më radhë që në shkollën tonë nxënës entuziast dhe me interesim të veçantë ndjekin lëndën e Programimit. Kjo merr vlerë më të madhe kur dihet shkalla e vështirësisë dhe sidomos njohja paraprake e aparatit artitmetikor, prandaj kryesisht lëndën e ndjekin nxënësit me sukses shumë të mirë dhe ato me sukses shkëlqyeshëm.
Në lëndën Algoritmat dhe Programimi nxënësit mësojnë algoritmat si dhe programim në Gjuhën programore Java, me theks të veçantë në bazat e gjuhëve të programimit të orientuar në objekte (OO), tipet e të dhënave, identifikatorër, konstruktorët, klasat, metodat, objektet etj. si dhe krijim të programeve që janë të lidhura me raste nga jeta e përditshme.
Nga përvoja e deritanishme, siç tregon mësimdhënësi Valdet Kurti, këta nxënësë pas përfundimit të shkollës së mesme kryesisht për të studiuar zgjedhin drejtime si Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, Teknologjite e Informacionit dhe Komunikimit, Elektronikë, Automatikë, Robotikë apo dhe drejtime tjera të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *