Nxënësit tonë fitojnë diplomën DSD II

Me datën 08.05 në shkollën tonë si çdo vit me rradhe nxënësve më të dalluar nga gjuha gjermane iu jepet mundësia e dhënies së provimit për diplomën Deutsches Sprach Diplom DSD II . Diplomë kjo e cila u jep sumë mundësi nxënësve tane siç janë

studimet e mëtejshme në Gjermani.

Në këtë ceremoni shpërblimesh pas dhënies së provimit me sukses, prezent ishte konsuli gjerman Paul Sander, mësimdhënësi i gjuhës gjermane Tomas Kummer , drejotresha Ardita Kovaçi dhe poashtu nxënësit : Amina Dervishi, Fisnik Murati,Allmir Rexha, Anesa Veliq,Miranda Perasheviq dhe Paola Jankoviq.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri drejtoresha e cila falenderoi konsulin për bashkëpunimin me shkollën tonë për vite me rradhë. Ky bashkëpunim me vete sjell talent të gjuhës gjermane të cilët me kalimin e kohës bëhen edhe talent në fusha të ndryshme.

Konsuli Paul Sander së bashku me nxënësit pati një bisedë rreth planeve të secilit nxënës në të ardhmen dhe poshtu ai i tregoi atyre për shumë mundësi qe ata do të kanë gjatë studimeve në Gjermani.

See Translation