Ekoreporterët e rinj te shkolles tone

Drejtë finales!

Nxënësit tonë zë i fuqishëm për problemet ekologjike në qytetin tonë .

Në konkursin „Ekoreporterët e rinj në Mal të Zi“ e organizuar nga NVO Ekom morën pjesë dy grupe nxënësish nga shkolla jonë . Në grupin e parë kanë marrë pjesë nxënësit Haris Koçan, Edita Kovaçeviq dhe Diandra Koçan, ndërsa në grupin e dytë kanë marrë pjesë nxënëset Sanja Çausheviq, Kristina Nrekiq dhe Klaudija Llukiq, nën mentorimin e prof. Haxhere Gjenashi.

Të dy grupet kanë marrë pjesë në kategorinë e krijimit të një filmi treminutësh i cili kishte për qëllim të trajtonte një problem të caktuar ekologjik në qytetin e Ulqinit dhe të rriste ndërgjegjen e qytetarëve.
Njëri film ka trajtuar problematikën e kanalit Port Milena ndërsa tjetri problemin e hedhjes së plehrave.
Të dy filmët janë kualifikuar në fazën finale, ku në total nga 24 punime janë përzgjedhur 10.
Përzgjedhja e filmit fitues do të bëhet më datën 22 Prill, në Ditën e planetit Tokë.

Jemi krenarë për punën e tyre dhe optimistë që nxënësit tanë do të korrin sukses!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *