DREJTORESHA E MSJA,ZENEPA LIKA VIZITON SHKOLLËN TONË

Dorë e zgjatur e bashkëpunimit

DREJTORESHA E MSJA,ZENEPA LIKA VIZITON SHKOLLËN TONË

Para disa ditësh,në shkollën tonë për vizitë ishte ishte drejtoresha e MSJA- Dr. Martin Schneider-Jacoby Association, Zenepa Lika e cila u taku me drejtoreshën Ardita Kovaçeviq të shoqëruar me stafin e gjimnazit të përbërë nga disa profesorë.Takimi ishte shumë inspirues e shpresëdhënës, i cili si piknisje kishte iniciativën e drejtoreshës Lika që ka të bëjë me përmirsimin dhe idet e ndryshme për rregullimin e kopshtit dhe hapsirës përreth objektit, intregrimin e qytetarëve të lagjës, studentëve, institucioneve lokale por edhe më gjërë.
Në fokus të bisedës hapsirë të veçant kishte mbrojtja e mjedisit dhe kyçja më intensive e stafit të nxënësve në te.Theks të veçant u dha edhe zgjidhjes së problemit të murit të "segregimit" dhe dëmet që ky mur po shkakton, jo vetëm në aspektin e përmbytjeve në të dy anët e tij por edhe në aspektin humanitar.
Takimi i frytshëm nxorri si përfundim një dëshirë të madhe tek të dy palët për krijimin e një atmosfere dhe ambienti më të këndshëm dhe gjithëintegrues.
“Të gjithë jemi të ftuar që të kontibojmë nga një fiçe” – apelon drejtoresha Lika.
U dakorduam për hapat në lidhje me akitvitetin e parë.Zenepa poashtu siguron që MSJA - Dr. Martin Schneider-Jacoby Association do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim dhe për të kontribuar që qyteti jonë të jetë më inkluzivë dhe më i gjelbërt. “I gëzohemi punës së përbashkët” – shprehet ajo duke shpreh mirënjohje për një takim shumë konstruktivë dhe shpresëdhënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *